Përurohet laboratori veterinar pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe të Veterinarisë

Produktet e mishit vendas pritet të vijnë me një siguri më të lartë për konsumatorët shqiptarë.Kjo falë një laboratori veterinar, i cili vjen me kushtet dhe standartet europiane.Në Perurimin e Laboratorit Qëndror Veterinar pranë Institutit të Sigurisë Ushqimore dhe të Vetenarisë në Tiranë,ishin të pranishëm Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti dhe Zv Kryeministri, Niko Peleshi.Ministri Panariti, në fjalën e tij vlerësoi se ky është investimi më i madh deri tani në fushën e veterinarisë.Edmond Panariti: "Investimi prej 1 milionë euro është financuar me fonde nga BE dhe qeveria shqiptare. Ky është laboratori më modern në Ballkan për analizat të cilat sigurojnë shëndetin e kafshëve bujqësore.Monitorimi i shëndetit të kafshëve, është garanci për sigurinë ushqimore. Ndërsa, laboratori bashkohorë do të jetë në shërbim të fermerëve dhe bizneseve në kuadër të zbatimit të reformës veterinare.”Sipas tij, kushteve bashkohore diagnostikuese i përgjigjet edhe një staf i kualifikuar specialistësh për parandalimin, zbullimin dhe identifikimin e sëmundjeve të kafshëve bujqësore.Ndërsa Zv.Kryeministri, Peleshi u shpreh se, laboratori i ri do të garantojë sigurinë ushqimore në vend dhe produktet tona do te jenë më sigurta dhe të certifikuara falë këtij investimi.12339586_743759469087739_1666748000230318208_o 12322564_743759519087734_8985297740914627428_o 11233789_743759705754382_7002037696007102794_o 12307444_743759729087713_6792414221875322528_o 12307535_743759595754393_7457711902507026575_o/Oranews.tv/