Tenton të hyjë me thikë në stadium, arrestohet 25-vjeçari
Një 25-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi iu gjet një thikë në hyrje të stadiumit “Selman Stërmasi”, ku luhet ndeshja Partizani-Tirana.Shtetasi me iniciale I.B. u shoqërua në polici pas kontrollit fizik nga njësia “Shqiponja”.Sipas policisë, 25-vjeçari që është banues në Shijak, do të hynte në stadium, pak para fillimit të derbit të kryeqytetit Partizani-Tirana.Një ditë përpara derbit Partizani- Tirana , policia e Tiranës bën publike masat e sigurisë, njëra prej të cilave është dhe bllokimi i parkimit të automjeteve rreth e përqark perimetrit të stadiumit.Po kështu policia rrugore informoise do të marrë masat e zhvendosjes se mjeteve në pikat e saj të bllokimit nëse do konstatohen mjete që nuk janë larguar sipas këtij njoftimi[caption id="attachment_632245" align="alignnone" width="576"]
Thika e sekuestruar[/caption]