Lezha dhe Fieri ndezin dritat e pemës së Krishtlindjes
Pema gjigante e Krishtlindjes dhe dritat e dekorit janë ndezur në të gjitha rruget kryesore të Lezhës.Kryetari i bashkisë Fran Frrokaj ia besoi një fëmije, çelësin e ndezjes së dritave të pemes të vendosur në sheshin para obeliskut.Zbutja e varfërisë dhe familjet në nevojë do jenë kryefjala e bashkisë për vitin e ardhshëm.Fran Frrokaj: Një urim i veçantë për të gjitha familjet në nevojë, të cilat kanë më shumë për mbështetjen tonë dhe shpresoj se struktra e bashkisë do të jetë shumë pranë tyre duke bërë të mundur lehtësimin e jetës së tyre me ato mundësi qe kemi.Në Fier dritat e pemës së Krishtlindjes u ndezën në një atmosferë festive të shoqëruar me këngë e valle prej fëmijëve.Armando Subashi: Është një atmosfere shumë festive. Unë jam shumë i lumtur që i gjithë qyteti ka dalë këtu sot dhe është duke përjetuar këtë çast të gëzueshëmPër dekorin e festave të fundvitit, në Fier, bashkia ka vënë në dispozicion fondin prej 10 milion lekësh të reja për të zbukuruar rrugët kryesore të qytetit./Oranews.tv/