Rama: Pa gratë burrat nuk kishin arsye për të jetuar, përfshi edhe mua
Kryeministri Edi Rama e vlerësoi mjaft të rëndësishme pjesëmarrjen e grave dhe vajzave në jetën politike dhe vendimarrëse të vendit. Në një takim të zhvilluar me temë “Gratë shqiptare në rrugëtimin drejt politikës dhe vendimarrjes”, Rama nënvizoi se qeveria e tij ka punuar me ritme të shpejta në nxitjen e barazisë gjinore megjithëse është i vetëdijshëm se ende ka mjaft punë për të bërë. Statistikat tregojnë se për vitin 2014 janë dhunuar 3 mijë gra. Edhe pse deklaroi se nuk është feminist, kjo nuk e pengoi kryeministrin Edi Rama të jetë kritik dhe të flasë për rritjen e rolit të gruas në vendimarrje.I pranishëm në tryezën me temë “Gratë shqiptare në rrugën drejt politikës”, shefi I qeverisë iu referua pabarazisë gjinore në kushtet e punësimit, kur tha se gratë janë ato që paguan shumë herë më pak se burrat.Rama: Unë nuk jam feminist, por besoj që nuk është domosdoshmëri për të kuptuar vlerën dhe rendësinë që ka rritja e barazisë gjinore. Për të njëjtën punë një grua paguhet shumë më pak sesa një burrë. Një shifër mesatare thotë 35% më pak. Burrat janë përgjithësisht dembelë dhe parazitë, ndërsa gratë janë përgjithësisht punëtore dhe të afta për të kompensuar parazitizmin e burrave.Por kur vjen puna tek leje e lindjes, janë burrat ata që nxitojnë ta marrin dhe kjo sipas kryeministrit Rama nuk bëhet për ti ardhur në ndihmë familjes.Rama: Nga ana tjetër besoj se ka ende shumë gjera për të bërë në aspektin e jetësimit të legjislacionit, sepse edhe ne e kemi atë lejen e lindjes për burrat, por unë kam vënë re që në shumë raste burrat marrin leje lindje. Këtë gjë e kam vënë re në periudhën e luftës kundër informalitetit, ku shumë burra nga tatimet ikën me leje lindje. Burrat janë përgjithësisht dembelë dhe parazitë, ndërsa gratë janë përgjithësisht punëtore dhe të afta për të kompesuar parazitizimin e burrave. Skeni pse më shikoni me çudi kur e ka kënduar Çajupi këtë gjë shumë kohë më parë. Ska asgjë që nuk është e lidhur me gratë janë se po të mos ishin gratë sdo ishin as burrat dhe shumë burra nuk do kishin arsye për të jetuar, përfshi edhe mua.Duke u ndalur tek shembujt e vendeve të zhvilluara, nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, theksoi nevojën e pjesëmarrjes së grave për të ndërtuar një vend me standart të lartë jetese.Leskaj: Nuk ka zhvillim të grave pa zgjidhje të problemit gjinor brenda proçesit të zhvillimit të qëndrueshëm.Sipas gjetjeve të publikuara gjatë konferencës së organizuar nga Aleanca Gjinore, vetëm për vitin 2014 mbi 3 mijë gra kanë rënë pre e dhunës në familje.