Xhorxho Napolitano betohet sot si president i Italisë

Xhorxho Napolitano do të bëjë sot pasdite betimin për mandatin e tij të dytë, si president i Italisë.Napolitano tani ka një detyrë të vështirë atë të zgjidhjes së ngërçit politik për formimin e qverisë së re.  Flitet se ai do të kërkojë një qeveri të re mes partisë së qendrës së djathtë të Berluskonit dhe qendrës së majtë, e ndërsa kjo e fundit është në rrëmujë pas largimit të liderit Pier Luigi Bersani të premten.Analistët thonë se gjetja e një koalicioni të gjerë është qëllimi i tij për të shmangur zgjedhjet të reja e ndërsa vendi vuan nga kriza ekonomike.Bastet tani janë hapur për atë që do të jetë kryeministër dhe dy emrat më të përfolur janë, ish kryeministri Giuliano Amato dhe Enrico Letta.Rizgjedhja e Napolitanos ka provokuar zemërimin në mesin e atyre që donin të shihnin ndryshime  në lidershipin politik të Italisë. Lideri i lëvizjes 5 Yjet Beppe Grillo e ka quajtur rizgjedhjen e tij si një 'grusht shteti'.Mijëra mbështetës të Grillo dolën në rrugët e Romës të dielën për të protestuar kundër një sistemi politik duke bërë  thirrje për ndryshim.