1 javë nga shpërthimet, sot në Boston mbahet 1 minutë heshtje për viktimat

Bostoni dhe qytetet e tjera përgjatë Massachusetts do të mbajnë sot një minutë heshtje për viktimat nga shpërthimi në maratonën e Bostonit.Dy bombat që shpërthyen në fund të maratonës të hënën e shkuar, lanë të vrarë tre persona ndërsa plagosën më shumë se 180 të tjerë.Njëri nga të dyshuarit Tamerlan Tsarnaev është vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me forcat policore të enjten mbrëma ndërsa vëllai i tij Dzhohar Tsarnaev, u arrestua të premten pas një operacioni masiv policor në një lagje të Bostonit.Dzhohar është ende në spital, dhe nuk mund të flasë dot pasi gjëndja e tij shëndetësore është e rëndë.Komisionari i policisë së Bostonit Ed Davis, tha të dielën se dy vëllezërit Çeçen kishin mjaft armë, dhe se mund të kishin planifikuar edhe sulme të tjera.