Indi, përmirësohet gjendja shëndetësore e 5-vjeçares së përdhunuar
Mjekët në Indi thonë se gjendja shëndetësore e vajzës 5-vjeçare, e cila u rrëmbye, u përdhunua dhe u torturua në Nju Delhi, është duke u përmirësuar gradualisht.Vajza ishte në gjendje kritike kur u dërgua në spitalin më të madh të Indisë të enjten. Mjekët thanë dje se ajo po reagonte mirë ndaj mjekimit dhe gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar.Ndërkaq, qindra protestues mbushën dje rrugët në Indi për të tretën ditë radhazi. Ata kërkojnë dorëheqjen e komisisarit të policisë në Nju Delhi, pasi dolën njoftime se policia nuk i kushtoi vëmendje zhdukjes së vajzës dhe, po sipas njoftimeve, policët i kishin ofruar para prindërve për ta mbajtur të fshehtë çështjen.Policia arrestoi fqinjin 22 vjeçar të vajzës. Familja njoftoi zhdukjen e pesë vjeçares më 15 prill dhe tre ditë më pas ajo u zbulua në një dhomë të kyçur. Policia thotë se i dyshuari e kishte lënë atje me mendimin se kishte vdekur pasi e kishte torturuar brutalisht.