Tërmet i fuqishëm në Kinë, 124 të vdekur, mijëra të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Prill 2013, 08:44
Mediat shtetërore kineze kanë raportuar se së paku 124 vetë kanë humbur jetën, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur, nga tërmeti me intensitet 6.6 shkallë, që sot e ka goditur provincën jugperëndimore të Kinës, Siçuan.Epiqendra e tërmetit ishte në vendin Ya’an në rrethin Lushan. Në këtë territor është ndalur rryma elektrike dhe furnizimi me ujë. Afro 6 mijë ushtarë ndihmojnë në përpjekjet për shpëtim në territorin e goditur nga tërmeti.Kryeministri i Kinës, Li Keqiang, poashtu ka arritur për vizitë në Siçuan. Në muajin Maj të vitit 2008, nga një tërmet prej 8 shkallësh në Siçuan, kishin humbur jetën afro 90 mijë njerëz.