SHBA, priten akuza ndaj Dzhokar Carnajev

Prokurorët amerikanë po përgatisin akuzat kundër të dyshuarit për vendosjen e bombave në maratonën e Bostonit, Dzhokar Carnajev. Nëse ai do të akuzohet për përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë, mund të përballet me dënimin me vdekje.I riu nga Çeçenia aktualisht ndodhet në spital, jo në gjendje për të folur për shkak të një plage në fyt.19-vjeçari sipas zyrtarëve iu është përgjigjur shkurt me shkrim disa pyetjeve nga hetuesit lidhur me anëtarët e tjerë të mundshëm apo  dhe bomba të tjera të pa shpërthyera.Autoritetet thonë se 19-vjeçari kishte qëlluar veten në kohën kur agjentët e  SWAT iu afruan varkës ku ai ishte fshehur.Ndërkohë shefi i policisë së Bostonit Ed Davis tha se nëse Dzhokar Carnajev nuk do të ishte kapur dhe vëllai i tij nuk do të ishte vrarë, mund të ishin ndërmarrë sulme të tjera terroriste."Kemi arsye të besojmë, bazuar në provat e mbledhura nga skena e ngjarjes, nga materiali plasës dhe mjetet që përdorën, se ata kishin plane për sulme të tjera" thotë Davis.Ai thotë se  shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje, përfshirë motivin e sulmit. Disa ligjvënës republikanë kanë ngritur idenë e gjykimit të Tsarnaevit si luftëtar armik.