Kerry:SHBA, fonde shtesë për kryengritësit sirianë

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, tha sot se Shtetet e Bashkuara do t’i ndihmojnë forcat opozitare në Siri me fonde shtesë prej 123 milionë dollarësh.Këtë njoftim Kerry e ka bërë pas takimit në Stamboll të Turqisë, në të cilin morën pjesë opozita siriane dhe mbështesit e saj ndërkombëtarë, që shpresojnë se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, do të përmbyset.Kerry tha sot se opozita në Siri dhe mbështetësit e saj ndërkombëtarë, kanë rënë dakort se ndihma e ardhshme do të kanalizohet përmes Komandës supreme ushtarake të kryengritësve.Opozita kryesore e Sirisë, Koalicioni Kombëtar, tha se fuqishëm i refuzon “të gjitha format e terrorizmit” dhe ka premtuar se armatimet që i merr nuk do të bien në duar të gabuara.Ky grup, poashtu, ka premtuar se nuk do të lejoj akte hakmarrjeje kundër çfarëdo grupi në Siri.Kombet e Bashkuara vlerësojnë se nga luftimet në Siri deri tani janë vrarë më se 70 mijë njerëz.