Kerry i kërkon Erdoganit të mos shkoj në Gaza
Sekretari amerikan i shtetit John Kerry i ka bërë thirrje kryeministrit të Turqisë Recep Taip Ergodan që të shtyjë vizitën e tij në Rripin e Gazës, në kohën kur Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje për të përmirësuar raportet turko-izraelite.Kerry theksoi të dielën nga Stambolli, se i ka kërkuar Erdoganit që të pres derisa të arrihen “kushtet e drejtat” për të realizuar vizitën e tij në Gaza.Thirrja e tij vjen pasi kryeministri turk lajmëroi se do të vizitoj territorin Palestinez muajin e ardhshëm.Në fakt, Erdogan ka shtyrë vetëm vizitën e tij në Palestinë, vizitë kjo e planifikuar të zhvillohej brenda muajit prill, por këtë gjë e kishte bërë pasi administrata amerikane nxori një marrëveshje mes palëve, të cilat kishin kontradita prej 3 vjetësh.Raportet Turqi-Izrael mbeten të tensionuara që kur marinsat izraelit vranë nëntë turq në një anije që po transportonte ndihma humanitare për Palestinezët në vitin 2010.Izraeli ka kërkuar falje për këtë incident, ndërsa duhet të plotësoj edhe dy kushte të tjera që ia ka vënë Turqia para se raportet e tyre të normalizohen.