Kina kritika SHBA-ve për të drejtat e njeriut
Kina ka kritikuar Shtetet e Bashkuara për gjendjen e të drejtave të njeriut, në përgjigjje të raportit të qeverisë amerikane për të drejtat e njeriut në përmasa globale.Në raportin e gjatë të publikuar sot, Kina i akuzon Shtetet e Bashkuara për spiunim ndaj qytetarëve të saj, për diskriminim kundër femrave dhe minoriteteve etnike dhe duke lejuar që krimi me armë të dalë jashtë kontrollit.Raporti kinez thekson se në Shtetet e Bashkuara ka pasur diskrimin serioz gjinor, racor dhe religjioz dhe se Uashingtoni i ka shkelur seriozisht të drejtat e njeriut në vendet e tjera me operacionet ushtarake në Afganistan, Pakistan dhe Jemen.Raporti i Shteteve të Bashkuara për gjendjen e të drejtave të njeriut në vitin 2012 në përmasa globale, që u publikua të premten vonë në Uashington, thotë se në Kinë vazhdojnë shkeljet e të drejtave të njeriut, veçanërisht ato të aktivistëve për të drejta dhe të njerëzve që jetojnë në Tibet dhe në rajonin e banuar me shumicë myslimane, Xinjiang.