Italia në pritje të qeverisë, mediat: Napolitano u vuri kusht dy partive të mëdha
Pas kalimit të dramës për zgjedhjen e Presidentit, tani italianët shpresojnë se do të dalë tym i bardhë edhe për Qeverinë. Në Romë asgjë nuk është e sigurt sa i përket një koalicioni të madh qeverisës, e pas largimit të liderit të Partisë demokratike Pier Luigji Bersani.Sipas mediave italiane Giorgio Napolitano pranoi një mandat të dytë për President, pas një marrëveshjeje mes tre liderëve, Berluskonit, Montit dhe Bersanit se do të formonin një qeveri të re.Por ajo që ka vënë në pikëpyetje këtë premtim është largimi i Bersanit dhe zëvendësuesit të tij. Matteo Renzi, kryebashkiaku i Firences flitet se do të marrë drejtimin e PD, por tani partia përballet me zemëratë në popull, pasi një President të vetin nuk arriti ta zgjidhte dhe për më tepër ende nuk po arrin të formojë një qeveri.Giorgio Napolitano u rizgjodh në krye të shtetit të Italisë me 738 vota. Kundër Napolitanos votuan deputetët e Lëvizjes 5 Yjet, lideri i të cilëve, blogeri Beppe Grillo e ka cilësuar votimin si grusht shteti.Napolitano, 87 vjeç, është i pari President i Italisë që zgjidhet për të dytën herë rresht. Emri i tij u lakua në raundin e gjashtë të votimit për zgjedhjen e Kreut të Shtetit, me mbështetjen e partive PD, PDL, Zgjedhja Civile dhe Lega Nord.