Afganistan, talebanët marrin peng nëntë persona në Logar
Talebanët kanë zënë rob nëntë udhëtarët e një helikopteri civil, i cili bëri aterim të detyruar, në lindje të Afganistanit, zonë kjo e kontrolluar nga rebelët.Administratori i qarkut Hamidullah Hamid ka thënë se helikopteri ka ateruar të dielën pasdite, për shkak të shiut dhe erës së fuqishme në një fshat të krahinës Logar, që gjendet rreth 30 kilometra larg kufirit me Pakistanit.Ai ka sqaruar se të gjithë pengjet dhe ekuipazhi i helikopterit janë civil.Zëvendës shefi i policisë në krahinën Logar, Rais Khan Abdul Rahimzai, theksoi se kanë nisur operacionin e shpëtimit të pengjeve.Sipas tij, shtatë pengje janë inxhinierë turk, ndërsa helikopteri thuhet se i takon një kompanie private që quhet Khorasan.Rahimzai ka thënë se nuk dihet se çfarë ngarkese transportonte helikopteri, dhe cili ishte destinacioni i tij.Zyrtarët nga ambasada e Turqisë në Kabul, thonë se nuk janë në dijeni për këtë incident.