SHBA, i zë poshtë orteku, 5 skiatorë rezultojnë të zhdukur

Pesë skiatorë rezultojnë të zhdukur pasi një ortek bore i ka zënë poshtë në shtetin Kolorado të Shteteve të Bashkuara.Ky ortek, në Loveland Pass, 70 kilometra në perëndim të Denverit, është përshkruar si më vdekjeprurësi në prej vitit 1962.Autoritetet amerikane theksuar se vetëm një prej skiatorëve i ka shpëtuar ortekut.Ndërkohë ekipet e shpëtimit ishin në vendin e ngjarjes deri mbrëmë vonë.Nuk ka informacione për pesë personat e vdekur dhe mbetet e paqartë nëse ata janë ende të bllokuar nën shtresën e borës.Qendra Informative për Ortekë në Kolorado ka parashikuar se orteqet e këtij viti do të jenë më të rrezikshmit në 30 vitet e fundit.