Nicolas Maduro betohet si president i Venezuelës
Nicolas Maduro është betuar si president i Venezuelës, duke pasuar kështu Hugo Chavez, që vdiq nga kanceri në Mars pas 14 vitesh pushtet.Mijëra persona të mbledhur në rrugët e kryeqytetit Karakas kanë shprehur mbështetjen për Maduron, si dhe kanë festuar ditën e pavarësisë.Gjatë fjalimit të tij, ai u ndërpre nga një person i panjohur. Maduro mundi në këtë garë liderin e opozitës Henrique Capriles me 1.5 për qind më shumë të votave. Capriles, që pretendon se janë bërë parregullësi.Dhjetëra liderë nga rajoni, përfshirë Brazilin, Kubën dhe Kolumbinë, si dhe nga Irani dhe vende të tjera arabe kanë ndjekur ceremoninë e betimit.Rezultatet zyrtare të zgjedhjeve nxjerrin zotin Maduro si fitues me 50.8 për qind të votave kundrejt 49 për qind të fituara nga Capriles.