Konflikti në Siri, Miqtë diskutojnë në Turqi për të ndihmuar opozitën
Mbështetësit kryesorë ndërkombëtarë të opozitës siriane, takohen sot në Stamboll të Turqisë, për të diskutuar për mënyrat për t’i ndihmuar forcat, që po përpiqen ta përmbysin presidentin Bashar al-Assad.Pritet që sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, të shpallë një ndihmë të re ushtarake jovdekjeprurëse për opozitën në Siri, në vlerë prej 130 milionë dollarësh.Rritja e parashikuar e ndihmës amerikane për opozitën në Siri po bëhet në periudhën kur vendet evropiane e shqyrtojnë mundësinë e lehtësimit të të embargos së armatimit, që kryengritësit të furnizohen me armatim dhe të shtohet presioni ndaj Assadit për tu tërhequr.Vendet kryesore të grupit “Miqtë e Sirisë” prej 11 anëtarësh, Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane dhe ato arabe, ishin të bllokuara lidhur me mënyrën se si të largohet Assadi, forcat e sigurisë të të cilit i kishin vrarë dhe arrestuar mijëra protestues, që në muajin mars të vitit 2011 kishin dalë në rrugë për të kërkuar reforma demokratike.