Jashtë funksionit 400 kontenierë në qytet, mbeturinat hidhen përtokë

Rikonstruksioni i rrugëve në Fier dhe punimet në bulevard kanë nxjerrë jashtë funksionit 400 kontenierë mbeturinash, pas largimit nga Bashkia.Në mungesë të tyre, qytetarët i hedhin mbeturinat vend e pa vend nëpër rrugë apo cepa të pallateve ku banojnë.Situatë e ngjashme është në lagjet "Konferenca e Pezës", " Kongresi Përmetit" ,"Liri", " 16 Prilli", 'Kastriot", " 11 Janari".Drejtori i Shërbimeve Urbane në Bashkinë Fier, Edmond Leka, shpjegon se në perspektivë për vitin 2016, kontenierët e grumbullimit të mbetjeve urbane do të zëvendësohen dhe do të vendosen nën tokë.Edmond Leka:"Janë parashikuar blerja e disa kontenierëve, si dhe jemi duke studiuar futjen e teksologjive të reja në kontenierët e mbetjeve urbane, siç janë kontenierët e "Jahës" të cilët zhyten në tokë, të cilët janë të padukshëm dhe qëndrojnë në tokë. Parashikohen të vendosen në një ose dy rrugë".Ndërkohë në njësitë vendore që i janë bashkuar rishtaz, bashkia e Fierit nuk mund të kryejë largimin e mbetjeve urbane në pikat e grumbullimit pasi ka kosto dhe për vitin 2016 do të kryhet nga të tretët.