Kapet me 2 mln euro kokainë në banesë, arrestohet 40-vjeçari shqiptar
Policia italiane e qytetit të Romës ka arrestuar në flagrancë një shqiptar 40 vjeçar me akuzën e mbajtjes e trafikimit të lëndës narkotike.Në banesën e tij në zonën Tuskolana janë gjetur 4 kg kokainë e cilësisë rreth 2 milionë euro.Në banesën e 40 vjeçarit shqiptar janë sekuestruar dhe istrumente për kofeksionimin e dozave të kokainës si dhe një peshore.Prej disa kohësh policia e Romës ishte vënë nën gjurmët e trafikantit shqiptar duke e mbajtur nën vëzhgim deri në momentin e arrestimit të tij në flagrancë me lëndën narkotike në zotërim.40 vjeçari shqiptar është shoqëruar në burgun Rexhina Coeli të Romës ma akuzën e mbajtjes e trafikimit të lëndës narkotike të tipit kokainë deri në pritje të vendimit të gjykimit.Policia e Romë ka bërë me dije se po vazhdon hetimet për të identifikuar bashkëpunëtorët e shqitparit, prejardhjen e lëndës narkotike si dhe mbi pronarin e shtëpisë në të cilën jetonte 40-vjeçari.