PD-LSI kundër, Këshilli bashkiak shtyn votimin për rritjen me 20% të çmimit të ujit
Kundërshtimet e PD-së dhe LSI-së kundër propozimit të Bashkisë së Durrësit për rritjen me 20 përqind të çmimit të ujit të pijshëm, që nga 58 lekë për metër kub bëhej 70 lekë, ka sjellë shtyrjen e miratimit në Këshillin bashkiak.Kryebashkiaku Vangjush Dako e argumentoi këtë kërkesë me koston e lartë të energjisë që ka prodhimi i ujit nga stacioni i pompimit në Fushë Kuqe, çka nuk ka kënaqur këshilltarët e djathtë dhe të LSI-së, që kërkuan më shumë informacion.Vangjush Dako: "Problemi i kostos së prodhimit të ujit i ndërmarrjes sonë është më i larti në të gjithë shqipërinë sepse ju e dini shumë mirë është konsumi më i mad hi qeverisë. Stacioni i pompave rrit koston e ujit dhe për këtë arsye sot ndërmarrja është në humbje".Ndërsa Armando Teliti, këshilltari i djathtë në këshillin bashkiak të Durrësit tha se: - "Kostot kryesore që ka Ujsjellësi i Durrësit janë kostot e energjisë. Por rritja e çmimit të energjisë nuk ka ardhur nga qytetarët, ka ardhur nga qeveria. Ka ardhur nga një qeveri që erdhi që në vitin 2013 me pretendimin se do ulte me 6 % TVSH-në për energjinë elektrike. Dhe minimalisht meqenëse nuk e uli për qytetarët, duhet ta kishte ulur për Ujësjellësin".Mes debatesh ka kaluar dhe paketa fiskale për vitin 2016 e Bashkisë së Durrësit, që përfshin rritjen e disa taksave vendore dhe uljen e taksës së pasurisë për bizneset me 30 përqind.Të djathët propozuanzerim të disa taksave, çka është argumentuar nga Kryebashkiaku se do të thotë faliment për këtë institucion.