Bushati në fillim të 2016 në Athinë, me Kotzias diskuton dhe paktin detar

Gjatë punimeve të Ministerialit të NATO-s në Bruksel me 1-2 dhjetor, Ministri Ditmir Bushati zhvilloi një takim të veçantë me homologun grek, Nikos Kotzias  me të cilin ka diskutuar për rivlerësimin e mekanizmave të bashkëpunimit dypalësh dhe hapave të mëtejshëm.Takimi mes dy kryediplomatëve Bushati dhe Kotzias u bë publik nga faqja zyrtare e Ministrisë së Jashtme.“Në takimin me Ministrin Kotzias u vlerësua ecuria e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, si dhe u diskutua mbi çështjet dypalëshe në kuadër të vizitës së pritshme të Ministrit Bushati në Greqi në fillim të vitit 2016” thuhet në njoftimin zyrtar.Gjatë vizitës në Athinë, Bushati dhe homologu grek pritet të adresojnë një sërë çështjesh të hapura mes dy vendeve.Bushati: “Me homologun grek kemi diskutuar edhe njëherë çështje, të cilat janë objekt diskutimi dhe që synojmë një zgjidhje, dihet që tematika është e listuar tashmë nga të dyja palët, çështje të trashëguara, çështje të aktualitetit. Kemi diskutuar dhe për një afat kohor brenda të cilit ne mund të jemi të gatshëm, të dyja palët, për të filluar dhe për t’i adresuar këto çështje një e nga një. Niveli i marrëdhënieve tona është përmirësuar, por ne besojmë që nuk është ende aty ku do të dëshironim të ishim, kështu që në këtë kontekst takimet e zyrtarëve të lartë shqiptarë dhe atyre grekë është koha që të shoqërohen edhe me hapa konkretë siç është hapi që kemi arritur vjet siç ishte rasti i zgjidhjes së çështjes së çështjes së toponimeve”. Për Paktin Detar, kryediplomati shqiptar në një intervistë për gazetën “SHQIP” thekson se “Për sa i përket kuadrit ligjor dhe institucional, ai është i qartë për të dyja palët. Kur flas për kuadër ligjor dhe institucional, kam parasysh të drejtën ndërkombëtare, angazhimin në të drejtën ndërkombëtare, kam parasysh edhe detyrimet kushtetuese që kanë palët në këtë proces. Për sa i përket afatit kohor, kolegu grek ishte në Shqipëri gjatë verës dhe unë do të vizitoj gjithashtu Greqinë në fillim të vitit të ardhshëm për të intensifikuar pikërisht këtë proces, i cili ka kohë që ka nisur ndërmjet dy vendeve tona”.Gjatë samitit në Bruksel, Bushati u takua dhe me homologun holandez mbi prioritet e Presidencës oolandeze të BE-së, angazhimin me Shqipërinë dhe bashkëpunimin rajonal.12291940_850614538385663_365298657967179134_o