Deputeti Selami: Shqipëria republikë partiake, lidershipi i PD nuk ngjall shpresë

Në prag të kremtimit të 25 vjetorit të themelimit të PD, partia e parë opozitare në vend, deputeti Eduard Selami një prej themeluesve të saj ngre shqetësime serioze ndaj lidershpit demokrat dhe shkon deri aty sa thotë se ndjen zhgënjim.Selami:“Udhëheqja e re e Partisë Demokratike, më ka zhgënjyer mua dhe pjesën më të madhe të partisë që duan ta shikojnë edhe një herë PD-në si parti e shpresës për shqiptarët. Ne kishim një shpresë që përballë kësaj qeverisjeje të keqe Rama-Meta, nga më të këqiat që ka patur vendi, të dilnim me një drejtim tjetër dhe kjo nuk po arrihet”.Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Selami deklaroi se PD nuk është sot alternativë përballë keqqeverisjes së vendit.Selami: “Megjithëse kemi një nga qeverisjet më të këqia të këtyre 25 viteve, mendioj se fatkeqësisht nuk kemi arritur të ngallim shpresë.Lidershipi i aktual i PD nuk ngjall shpresë dhe besim”.Eduard Selami që ka mbajtur dhe detyrën e kryetarit të PD në vitet para të krijimit të saj, është i shqetësuar edhe për mënyren se si u lexua humbja e zgjedhjeve të 2013.Zoti.Selami ndalet me argumentat e tij përtej familjes se demokratëve në opozitë, tek qeverisja duke e vlerësuar si me te keqen që nga viti 1990.Selami u shfaq kritik edhe për proçesin e dekriminalizimit kur tha se pa reformën në drejtësi, kjo nismë nuk ka kuptim.Deputeti demokrat, një prej të parëve që nënshkruan krijimin e PD, 25 vjet më parë dhe bashkë me të edhe të shpresës së shqiptarëve për një Shqipëri europiane sot vëren me keqardhje të thellë se Shqipëria nuk është ajo duhet të ishte.Selami: “Shqipëria e 25 viteve nuk është histori suksesi dhe për këtë ka përgjegjësi politika.Shqipëria është një republikë partiake, ku partitë janë institucioinet më të fuqishme që është një problem mjaft i madh për Shqipërinë.Por dhe vetë partitë janë prona personale të drejtuesve që nga vendimarrja, përzgjedhja e politikave. Drejtuesi pasi merr mandatin dhe marrja e mandatit është gjithmonë e kontestueshme, nuk pyet më njeri.Problem që është në të gjitha krahët”.Eduard Selami e përfundon intervistën e tij me një të vërtetë të hidhur se ky çerek shekulli nuk ka sjellë asnjë ndryshim thelbësor në jetën e shqiptarëve. Intervista e plotë: