Meta diskuton me homologen italiane taksën e transportit për biznesin

Kreu i Kuvendit Ilir Meta, i cili ndodhet në Itali për një vizitë zyrtare në Itali u prit nga Presidentja e Dhomës së Deputetëve Laura Boldrini me të cilën ka diskutuar përshpejtimin e proçedurave për heqjen e taksave të transportit për biznesin. Italia mban peshën kryesore të shkëmbimeve tregtare me Shqipërinë dhe kjo masë do të nxiste edhe më shumë import-eksportet.Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë takimit me homologen italiane Laura Voldrini kërkoi që të përshpejtohen proçedurat për heqjen e taksave të transportit.Gjate bisedës me kryetaren e parlamentit italian, Meta foli edhe per intensifikimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.Kryetarja e Dhomës së Deputetëve të Italisë u shpreh se ka ende hapësirë për të shtuar bashkëpunimin.Ilir Meta: “Do të dëshiroja të falenderoja kryetaren e parlamentit të Italisë, Laura Voldrini, për mbështetjen që ajo personalisht dhe dhoma e deputetëve këtu i jep marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë, të cilat i konfirmuam edhe një herë si marrëdhënie strategjike dhe ku kemi shprehur vendosmërinë për ti çuar ato më tej duke i përballuar të gjitha sfidat me të cilat ndeshet sot Europa, Italia por edhe Shqipëria.Laura Voldrini:“Jam e sigurt që kemi ende shumë për të zhvilluar në aspektin e marrëdhënieve tona institucionale dhe parlamentare. Për këtë pata kënaqësinë për të ofruar një bashkëpunim ndërmjet dy parlamenteve tona që ndërtohet me shpirtin për të bashkuar forcat për të vënë në vijë një sistem bazuar në shkëmbimet reciproke që mund t'u sjell shumë të mira të dy parlamenteve”.Kreu i Kuvendit pasi vlerësoi kontributin në vite të znj. Boldrini ndaj popullit shqiptar, veçanërisht ate gjatë luftës së Kosovës, e ftoi atë për vizitë zyrtare në Shqipëri.Gjatë qëndrimit të Romë, kryeparlamentari Meta dha edhe një intervistë për kanalin televiziv italian "Rai News 24" ku theksoi se Shqipëria  ka qenë gjithmonë aktive në luftën kundër terrorizmit edhe përpara sulmeve të 11 shtatorit 2001.Meta: “Prej kohësh tashmë Shqipëria është pjesë integrale e koalicionit kundër terrorizmit dhe ka qenë gjithmonë veçanërisht aktive në këtë luftë kundër terrorizmit edhe përpara sulmeve të 11 shtatorit 2001. Shqipëria do të jetë shumë aktive në këtë luftë edhe në të ardhmen, ashtu siç ka qenë aktive edhe pas tragjedisë së Parisit. Shqipëria beson në harmoninë fetare dhe ne jemi një vend që gëzojmë një harmoni të shkëlqyer fetare. Edhe komuniteti mysliman shqiptar është një shembull i shkëlqyer i tolerancës dhe harmonisë me fetë e tjera”.Ndërsa i pyetur për krizën e emigrantëve, Meta tha se Shqipëria po përgatitet për ndërtuar një plan masash për të përballuar ndonjë fluks të mundshëm.Meta: “Është e mundur që shumë shpejt edhe ne të përballemi me një problem të tillë. Dhe ky është motivi që Shqipëria dhe institucionet e saj po përgatiten për ndërtuar një plan masash dhe për të bashkëpunuar me organizatat ndërkombëtare për të qenë të gatshëm për të përballuar këto problematika edhe falë një bashkërendimi të përgjegjshmërive”.Gjatë intervsitës kryetari i parlamentit vlerësoi dhe marrëdhëniet mes dy vendeve si në nivelin politik, ashtu edhe në atë kulturor.203003 /Oranews.tv/