Piloti i mbijetuar rus mohon: Turqia nuk na paralajmëroi
Ora 16: 00 - Piloti i mbijetuar nga avioni rus që u qëllua nga Turqia në kufirin rus tha se ata nuk morën asnjë paralajmërim.Pas sulmit turqit deklaruan se ata i kishin paralajmëruar 10 herë që të dilnin nga hapësira ajrore turke.Kapiteni Kostantin Murakhtin tha për një televizion rus se “në asnjë mënyrë ata me avionin e tyre nuk e kishin kaluar në hapësirën ajrore turke”.Rusia tha se u desh një operacion që zgjati 12 orë për të shpëtuar kapitenin Murakhtin. Në operacion u përfshinë edhe forcat speciale.Nuk dihet ende se çfarë ndodhi me trupin e bashkë-pilotit të tij, që u vra nga armë zjarri pasi u hodh me parashutë nga avioni rus Su-24 i përfshirë nga flakët.Ora 15:00 – Rusia dërgon raketat S- 400 në Siri: Nuk tërhiqemiRusia dërgon një sistem të avancuar raketash në Siri të mërkurën për të mbrojtur avionët e saj që veprojnë atje dhe u zotua se forcat ajrore do të ndërmarin misione fluturuese pranë hapësirës ajrore turke, veprime të cilat duken si një kundër përgjigje ndaj Turqisë e cila rrëzoi një avion luftarak rus, informon ReutersRrëzimi i avionit është një ndër përplasjet më të rënda mes një anëtareje të NATO-s dhe Rusisë për gati 50 vite dhe vështirëson përpjekjet për të luftuar militantët e shtetit islamik në Siri.Zyrtarët e Rusisë shprehën zemërimin e tyre në lidhje me veprimet e Turqisë, dhe folën për masa hakmarrëse si ajo e ndalimit të udhëtimeve të turistëve rusë në vendpushimet turke dhe në kufizime në marrëdhëniet tregtareMegjithatë përgjigjja e Rusisë ishte e ekuilibruar. Nuk ka shenja se Rusia kërkon një përshkallëzim ushtarak apo të rrezikojë objektivin e saj kryesor në rajon: Për të grumbulluar mbështetje për qëndrimin e saj në lidhje me zgjidhjen e konfliktit në Siri, shkruan Reuters.Ora 15: 33 Rusia bombardon LatakianRebelët sirianë thonë se forcat ruse kanë ndërmarrë një sulm ajror në provincën Latakia, si dhe në malin ku avioni rus u godit një ditë më parë.Jahed Ahmad, një zëdhënës i Ushtrisë për Çlirimin e Sirisë, tha se Rusia duket se po “hakmerret” për avionin e rrëzuar nga Turqia, për të cilën e akuzoi se ishte mbështetja e rebelëve në atë zonë.Ora 15: 07 Agjencia e Udhëtime ruse ndërpret udhëtimet drejt TurqiseAgjencia e Udhëtimeve ruse tha se shumë agjenci kanë ndërprerë shitjen e paketave turistike në Turqi. Nënkryetari i shoqatës turke, Dmitry Gorin cituar nga Ria Novosti tha se agjencitë do të rimbursojnë 6 mijë turistë, udhëtimet e të cilëve do të anulohen.Ministri turk i telefonon LavrovSot Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu mësohet se ka pasur një bisedë telefonike me homologun Sergei Lavrov.Ministri turk deklaroi se do të takohen shpejt, por agjencia e lajmeve ruse Interfax thotë se Lavrov nuk është dakord për takimin"Nuk kemi ndërmend një luftë me Turqinë" ka thënë LavrovNga ana tjetër presidenti turk Taip Erdogan tha se Ankaraja nuk ka qëllim përshkallëzimin e tensioneve me RusinëSulmohet ambasada turke ne Moske Ndërkohë në Moskë sulmohet me gurë dhe me vezë ambasada turke. Protestuesit kanë hedhur vezë dhe gurë në drejtim të ambasadës turke në Moskë një ditë pasi Turqia rrëzoi avionin rus në kufi me Sirinë. Policia mësohet se arrestoi dhe disa nga protestuesit.[caption id="" align="alignnone" width="660"]
Ne Moske digjet flamuri turk pranë ambasadës turke[/caption]
[caption id="attachment_624435" align="alignnone" width="959"]
Ne foto: Ambasada turke ne Moske e demtuar[/caption]Nuk terhiqemi nga sulmet ne Siri Duke folur nga nga qyteti Nizhny Tagil, presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi dërgimin e sistemit të avancuar të armëve në bazën ajrore të Rusisë në provincën Latakia të Sirisë."Shpresoj se kjo së bashku me masat e tjera që do të ndërmarrim do të jenë të mjaftueshme për të siguruar luftëtarët tanë” u tha Putin gazetarëve.Sistemi i raketave, që sipas zyrtarëve, janë S- 400, shihet si një paralajmërim i fortë për Turqinë për të mos u përpjekur më të qëllojnë avionët rusë.Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se Rusia është detyruar të kryejë fluturime shumë pranë kufirit turk spese atje janë të lokalizuar dhe militantët. "Operacioni rus do të vijojë pa asnjë dyshim” tha ai.Forcat ruse bombardojne Latakian Ndërkohë sot forcat ruse bombarduan zonat që mbahen nga kryegritësit në provincën Latakia të Sirisë. Pikërisht pranë zonës ku avioni u qëllua.Gjendet i gjalle piloti i dyteAmbasadori i Rusisë në Francë, Aleksandr Orlov, ka thënë se piloti rus, i cili konsiderohej i zhdukur pasi aeroplani i tij dje ishte rrëzuar nga aeroplanët luftarakë të Turqisë, është gjetur dhe dërguar në një bazë ushtarake ruse në Siri. Mëtutje, ambasadori Orlov i tha sot radios Europe 1 se piloti i kishte shpëtuar zënies nga kryengritësit, që luftojnë kundër regjimit të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, dhe ishte “marrë nga ushtria e Sirisë”/Oranews.tv/