34 mln euro evazion në 16 kompanitë e para, TVSH e turizmit ulje brenda mandatit
Këshilltari i Ministrit të Financave, Bardhyl Sejdarasi, ka deklaruar në emisionit “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe se nga kontrolli i ushtruar te 16 kompanitë e para të mëdha në kuadër të luftës anti-informalitet është zbuluar një evazion prej 34 milionë eurosh. Gjatë emisionit pati debate për paketën fiskale dhe ndikimin te ekonomia. Përfaqësuesi i Ministrisë së Financave bëri të ditur gjithashtu se ulja e TVSH-së për turizmin do të bëhet brenda ktij mandati qeverisës.34 milionë euro është evazioni i gjetur në 16 kompanitë e para të mëdha të kontrolluara nga Tatimet në kuadër të nismës anti- informalitet.Shifra alarmante që dëshmon se evaizoni bëhet nga të mëdhenjtë dhe jo nga bizneset e vogla është bërë publike nga këshilltari i Ministrit të Financave, Bardhyl Sejdarasi në emisionin “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe, ku është diskutuar për paketën fiskale 2016.Bardhyl Sejdarasi: Sistemi riskut në Tatime ka nxjerrë 46 kompani që janë në kontroll. Vetëm nga 6 kompanitë që ajnë kontrolluar, evazioni ka qenë 34 milion euro. Në të gjitha fushat kanë qenë.Këshilltari i Ministrit të Financave ka deklaruar se ulja e TVSH-së për turizmin që u premtua dhe nuk u bë këtë vit do të realizohet brenda mandatit të kësaj qeverie.Bardhyl Sejdarasi: Nga vetë Ministri i Financave dhe Ekonomisë, të cilët e kanë prioritet turizmin.Është prioritet i këtij mandati të Qeverisë.Gjatë emisionit pati debate për disa nga ndryshimet e propozuara nga Qeveria në paketën fiskale të vitit të ardhshëm dhe ndikimin që ato do të kenë te biznesi dhe ekonomia.Zak Topuzi, përfaqësues i industrisë turistike: Kjo taksë ëhstë normale për hotelet me 4 dhe 5 yje.Ilir Zhilla, anëtar i Parlamentit Europian për Biznesin: Taksohen profesionet e lira. Por nuk janë të gjithë avokatë që marrin miliona dollarë në vit. Mund të jenë 100 veta. Po 1000 avokatë të tjerë që mezi nxjerrin rrogën. Njësoj taksohen.E njëjta gjë ndodh edhe me këtë taskën e hotelerisë. Vihen taksat apriori pa parë nivelet.Emisioni i plotë: