Tenderi i sterilizimit, PD: E mori miku i Ramës, Qeveria: Asnjë favorizim
Albana Vokshi, deputete PD (21 nëntor 2015): “Nuk i intereson sterilizimi por i interesojnë milionat. Jo vetëm kanë vendosur 100 mln euro për klientët e tyre por i kanë dhënë edhe sistemin e ngritur, logjistikën, pajisjet e mjetet për kryerjen e sterilizimit”Një tjetër koncension në shëndetësi, ai i sterizimit të pajisjeve mjekësore të sallave kirugjikale u shndërrua në objekt të një debati publik. Fituesi i këtij tenderi është kompania Servizi Italia Spa. Opozita thotë se një nga operatorët e konsociumit nuk ka eksperiencë të nevojshme për të bërë sterilizimin e këtyre pasjisjeve kirurgjikale dhe sallave të operacionit.Ministria e Shëndetësisë më heret, tha se pjesëmarrësit në tender për koncensionin janë kompani serioze, kryesisht të huaja ndërsa theksoi arsyet përse sterilzimi duhet të jepej me koncension.Klodian Rjepaj (24 nëntor 2015): “Shpeshherë cilësi të dobët. Kjo shprehet në shkresat që shefat e shërbimeve kanë shkruar pranë Ministrisë së Shëndetësisë. Ka pasur raste që instrumentat kirurgjikale janë thyer në sallë”Qeveria në portalin transparenca.al, mohon akuzat duke thënë se " ky tender nuk është fituar e as i është dhënë një personi të vetëm, por fituesi i këtij procesi të hapur online është një bashkim operatorësh ekonomikë që udhëhiqen nga "Servizi Italia Spa", një kompani e kuotuar në bursën italiane dhe me një përvojë 30-vjeçare ndërkombëtare në këtë sektor.Por sipas një investigimi të rrjetit investigativ Birn, fituesi është Ilir Rrapaj, biznesmen nga Vlora, pronar i një agjencie ndërmjetësimi dhe një kompanie ndërtimi qëndron në Peruxhia të italisë. Konsorciumi humbës pretendon që shpallja fitues e konsorciumit në të cilin Rrapaj ka shumicën e aksioneve është e paligjshme, pasi ai ka dhënë një ofertë që tejkalon fondin limit. Ajo e ka ankimuar vendimin e Komision të Vlerësimit të Ofertave, KVO të Ministrisë së Shëndetësisë në Komisionin e Prokurimit Publik, KPP.Ndërkohë në portalin e qeverisë trasnparenca.al thuhet se: “Lidhur me vlerësimin e KVO-së, sqarojmë se vendimi i parë i tij është ankimuar nga pala humbëse, e cila ka ndjekur shkallët e gjykimit dhe kompania Servizi Italia Spa në vend të parë me 73.98 pikë, ndërsa kompaninë "Action Laundry" në vend të dytë me 42.83 pikë.