Bushati: Kriza e refugjatëve të mos ndikojë në zgjerimin e BE

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka kërkuar në Konferencën VII të Ministrave të Punëve të Jashtme të Evropës Juglindore në Berlin, që kriza e refugjatëve të mos ndikojë në zgjerimin e BE."Ndërsa Ballkani Perëndimor ka operuar mbi një pakt stabiliteti, procesi i Berlinit mundësoi krijimin e një pakti ndërlidhshmërie dhe tashmë vendet tona janë në kërkim të një pakti demokracie dhe zhvillimi".- ka deklaruar ministri i Jashtëm.Në fokus të Konferencës ishin paketa e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, metodologjia e re e Komisionit Evropian në këtë drejtim, kriza e refugjatëve dhe migracioni, lufta kundër terrorizmit si dhe politikat e integrimit në strukturat Euro-Atlantike.Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë Steinmeier u shpreh se: "Shqipëria është në rrugë të mbarë dhe duhet të vijojë tashmë me detyrën e vështirë të një reforme tërësore dhe të thellë të sistemit të drejtësisë".Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Gentiloni u shpreh se Shqipëria ka vijuar me reformat dhe duhet të vazhdojë përpjekjet për të ecur./Oranews.tv/