U ndalua për dhunë ndaj kryetarit të PD, 20 vjeçari: Në komisariat më rrahën

Fergen Manaj 20 vjeçari i cili u ndalua nga policia si i dyshuar për dhunimin e Kryetarit të PD dega Sarandë, Hariz Mema, deklaron se gjatë qëndrimit të tij në komisariat  është rrahur nga efektivët. Sipas Manajt nën presionin e dhunës, është detyruar të firmosë duke pranuar akuzat, dhe ka qëndruar 72 orë në komisariat derisa janë gjetur autorët e vërtetë të ngjarjes.Fergen Manaj: “Ishin tre punonjës policie, njëri më thoshte e ke qëlluar ti dhe filloi të ushtronte dhunë ndaj meje, më qëlloi më pëllëmëbë. Një tjetër i thoshte që mos i bini kot çunit në qafë se nuk e ka bërë ky këtë gjë dhe pastaj më qëlloi me grusht. Më tha firmo se do ikësh tani, dhe unë firmosa se doja të ikja sa më shpejt. Pasi firmosa, ai i tha dy policëve të tjerë, vijini prangat çunit e çojeni poshtë”20 vjeçari pohon kjo është hera e dytë që e shoqërojnë në polici, ndonëse thotë nuk ka bërë asnjë shkelje.Ndalimi i 20 vjecarit u bë pas denoncimit në polici të kreut të PD sarandë Hariz Mema, për dhunë të ushtruar ndaj tij nga persona të panjohur.