Koka: Memorandum 10-vjeçar për pyjet. Do ndalohet tregtimi i lëndës drusore

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot projektligjin për “Për administrimin e fondit pyjor dhe kullosor kombëtar në Republikën e Shqipërisë”, që përcakton shpalljen e moratoriumit 10-vjeçar të pyjeve. Po sipas këtij projektligji do të ndalohet eksporti dhe tregtimi i lëndës drusore në masën 100%Ministri Lefter Koka në një konferencë për mediat tha se ky projektligj është një reformë e madhe jetike.Lefter Koka: Për herë të parë ky projektligj  përcakton vendosjen e një moratoriumi 10 vjecar të pyjeve. Shpallja e këtij moratoriumi është një vendim historik që kërkon angazhimin dhe  vullnetin e të gjithë palëve dhe mbështetjen e plotë nga shoqëria shqiptare.Edhe pse në dukje  një masë drastike jemi të kushtëzuar në këtë vendim të marrë nga qeveria shqiptare , duke pasur një situatë të trashëguar jo të favorshme në më shumë se 40 vite. Qysh nga viti 1974  nevoja për lëndë drusore dhe dru zjarri ka qenë shumë më e lartë sesa mundësia e gjenerimit të fondit pyjor në mbarë vendin. Abuzimet e pas viteve 90 kanë çuar në degradimin e fondit pyjor, si një nga sektorët jetikë të mjedisit dhe aset i cmuar për ekonominë shqiptare. Ndërhyrjet pa kriter, dëmet e vazhdueshme dhe prerjet abuzive kanë sjellë një situatë në kufijtë e emergjencës, sa i takon kësaj pasurie natyrore me vlera jetike per të ardhmen e çdo qytetari në Republikën e Shqipërisë. Për herë të parë me këtë projektligj do të ndalohet kategorikisht eksporti dhe tregtimi i lëndës drusore në masën 100% . Kjo masë vjen pas një sërë masash të ndërmarra të cilat dhanë efektin e tyre , si ndalimi i eksportit të qymyrit të drurit dhe lëndës së papërpunuar.  Rezultati i këtyre masave të suksesshme nuk është mjaftueshëm për situatën ku ndodhemi dhe sigurimin e zhvillimit të qëndrueshëm.Po ashtu Koka tha se nga sot fondi për pyjet dhe kullotat do të menaxhohet nga bashkitë, kurse ministria do të ketë vetëm funksione politikbëresë.Lefter Koka: Me këtë vendim historik i hapet rruga një nisme ligjore shumë të rëndëishme dhe njërës prej reformave shumë jetike në fushën e pyjeve dhe kullotave. Projektligji i hartuar nga Ministria e Mjedisit është rezultat i një konsultimi të gjatë me specialist të fushës, me bashkitë, me përfaqësues të botës akademike partnerët tanë ndërkombëtarë dhe aktorë të ndryshëm në fushën e mjedisit. Për herë të parë me këtë projektligj do të zgjidhet ngërci i krijuar nga kalimi i pjesshëm dhe problematik i fondit pyjor dhe kullosor pranë bashkive. Sot vendosëm menaxhimin 100% të fondit pyjor nga bashkitë. Projektligji i miratuar sot riorganizon qeverisjen e fondit pyjor dhe kullosor kombëtar duke ngarkuar ministrinë me funksionin poklitikbërës, funksionet menaxhuese do ti ngarkohen bashkive, ndërsa funksionet kontrolluese mbeten atribut i Inspktoriatit të Mbrojtjes së Pyjeve.Në fund ministri tha se në bashkëpunim me bashkitë do të garantojnë  furnizimin e pandërperë me dru zjarri per nevojat per ngrohje të popullatës.