Mosrealizimi i të ardhurave, Cani paralajmëron reformë të thellë fiskale

Vëmendje në mbledhjen e  Komisionit  tërhoqi mungesa e Drejtoreshës së Tatimeve dhe Drejtoreshës së Doganave të cilat çdo vit kanë raportuar para deputetëve për situatën e mbledhjes së të ardhurave.Madje ato u shfaqen në ambientet e kryesisë së Kuvendit disa minuta para fillimit të mbledhjes dhe mediat ishin njoftuar përmes faqes së Kuvendit se ato do të raportonin por nuk ndodhi kështu.Ata u larguan pa filluar mbledhja dhe shkaku ende nuk dihet. Ndërkohë deputetët e maxhorancës në Komisionin e Ekonomisë i kërkuan kreut të Financave që të marrë masat për të ulur nivelin e mosrealizimit të të ardhurave në buxhet.Deputeti Ervin Bushati u shpreh se jo gjithmonë faji duhet t'i lihet biznesit dhe qytetarëve.Ervin Bushati: "Ne si mazhorancë duhet ta shohim që kemi pasur një optimizëm në parashikimin e pagave. Nuk quhet reformë vetëm ndryshim emrash në administratë. Qoftë dogana qoftë tatimet një reformë të qënësishme që kërkojmë në radhë të parë brenda nesh".Kreu  Financave paraljamëroi një reforme të thellë fiskale për të përmirësuar mbledhjen e të ardhurave në buxhet.Shkëlqim Cani: "E vërteta është që gjatë vitit 2016 do të ketë reformë dhe do të jetë reformë e thellë"Mjaft skeptike ishte edhe opozita në lidhje me këtë çështje.Sipas Sherefedin Shehut Qeveria në vite e ka thelluar gropën në buxhet.Por për kreun e Financave kjo nuk është e vërtetë.Për vitin e ardhshëm Qeveria parashikon se do të mbledhë 417.7 miliard lekë rreth 31 miliard lekë më shumë se viti 2015.Vetëm nga aksioni anti-informalitet pritet të mblidhen 9.3 miliard lekë, një parashikim për vitin 2016, kur pritshmëritë e këtij viti nga ky aksion nuk u realizuan.