Evakuohen ndërtesat, gjendet një pako e dyshimtë pranë Buckingam Palace
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Nëntor 2015, 17:50
Policia ka mbyllur një rrugë dhe ka evakuuar ndërtesat pas raportimeve për një pako të dyshimtë të gjetur pranë pallatit mbretëror Buckingham Palace në Londër.Punëtorët thanë se ata u penguan të hynin në zyrat e tyre ndërsa policia ndodhej në vendngjarje.Në një deklaratë për shtyp, një zëdhënëse nga policia metropolitan tha për Indipendent, se oficerët u thirrën në ndërtesë rreth orës 3.10.“Oficerët vazhdojnë të jenë në vendngjarje ,” tha ajoTransporti publik për momentin është i bllokuar si rezultat i mbylljes së rrugëve, ndërsa disa njerëz thanë nëpër rrjetet sociale se janë këshilluar nga policia për të shmangur zonën.