Nis selektimi i familjeve në banesat sociale, 75 hyrje janë gati

Rreth 75 familje të pastreha do të përfitojnë nga ndërtimi e dy pallateve sociale në Fier, me vlerë 90 milionë lekë të reja, një prej të cilëve tashmë ka përfunduar.Komisioni i ndarjes së banesave sociale në bashkinë Fier ka nisur selektimin dhe përcaktimin e familjeve përfituese.Lindita Çobo, drejtoreshë e entit të banesave, Fier: Për të 75 apartamentet i është kërkuar bashkisë Fier lista e përfituesve të qytetarëve që do të sistemohen në këto apartamente”Anisa Sela me profesion mësuese është nëna e një fëmije 9 muajsh, kryefamiljare e pastrehe, që aktualisht jeton në një banesë me qera. Ndonëse ka vite që ka aplikuar për një banesë sociale, këtë vit shpreson ta marrë. Anisa Sela: Aplikuam bashkë me bashkëshortin që ishte në Kemp në atë kohë, por që fatkeqësisht në muajin prill të këtij viti ndërroi jetë dhe aplikimi kalon në statusin e djalit, në statusin e jetimit”Familjet që do të përfitojnë nga banesat sociale do të kenë mundesi ti shlyejnë ato me interes të ulët dhe këste mujore me afat nga 20-25 vjet. Sipas të dhënave të bashkisë vetëm në Fier numërohen mbi 1500 familje të pastreha.