Lumi Gjanica del nga shtrati, bllokon qarkullimin e këmbësorëve

Pas reshjeve të orëve të fundit, Lumi Gjanica në Fier ka dalë sërish nga shtrati duke përmbytur rrugët në lagjet “1 Maji” dhe “Sheq i Vogël”.Vërshimi i lumit në vendin e quajtur “Ura me shkallë” ka bllokuar komunikimin mes dy lagjeve me pjesën tjetër të qytetit.Uji është futur edhe në rrugicat e lagjeve që janë të ndërtuara pranë lumit, duke penguar edhe kalimin e banorëve për të hyrë e dalë nga banesat.Bashkia ka mbledhur Shtabin e Emergjencave, ndërsa ka njoftuar qytetarët përmes mediave të marrin masa dhe në rast se u kërkohet evakuimi të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre.Edhe në Berat uji ka vërshuar në rrugët e lagjes "30 vjetori", duke mbuluar edhe trotuarët.Probleme janë vërejtur në aksin kryesor pranë stadiumit të vjetër, te kthesa e gjykatës, ku rrugët u bënë të pakalueshme për qytetarët.Sipas qytetarëve, në Berat sa herë ka reshje intensive shiu, në rrugë vërshojnë dhe ujërat e zeza.Në Tepelenë, pranë ujit të ftohtë ka pasur rrëshqitje gurësh e dherash në rrugë, si pasojë e reshjeve, duke bërë kalimin vetëm në një sens.permbytjetlumi gjanica logogjanica/Oranews.tv/