Korridori Blu, Shqipëri-Mali i Zi memorandum bashkëpunimi me kompaninë kineze

Në ditën e 3 të vizitës në Kinë, është firmosur Memorandumi Bashkëpunimit midis Shqipërisë, Malit të Zi dhe Kompanise Private Kineze Pacifik, për mundësinë e ndërtimit të Korridorit Blu.Nga pala shqiptare ishte Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, që firmosi marrëveshjen, sëbashku me homologun malazez Ivan Brajovic dhe Presidentin e Pacifik, Yan Jiehe.Marrëveshja u firmos në prezencë edhe të Kryeministrit, Edi Rama.Memorandumi i Bashkëpunimit me Kompaninë Pacific e njohur në fushën e ndërtimit, hap mundësinë e zhvillimi të segmenteve rrugore Thumanë-Pezë-Mullet dhe Pezë-Dushk.