3000 denoncime për 2015, Klosi: Djem dhe burra STOP dhunës karshi gruas
Mbi 3000 raste dhune ndaj grave janë denoncuar gjatë 9 muajve të këtij viti, shifër kjo më e ulët krahasuar me një vit më parë.“Rastet e denoncuara në gjykatë dhe që kalojnë për dënim për vepra penale këtë vit kanë goxha ndryshim nga viti i kaluar. Numri i denoncimeve deri në fund të 9 mujorit është 3140 e ca raste”.Minsitria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë raportoi se ka pasur mjaft raste kur urdhërat e mbrojtjes të lëshuara nga gjykata janë shkelur dhe për këtë arsye kërkoi masa më të ashpra ndaj dhunuesve.“Duhet që të gjitha institucionet të marrin përgjegjësitë e tyre. Kam parasysh këtu jo vetëm policinë e shtetit, jo vetëm Ministrinë e Mirëqënies Sociale që është autoriteti kryesor, por njëkohësisht gjykata, përmbarimin, të gjitha hallkat që marrin pjesë në gjithë këtë betejë që i kemi shpallur dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave".Deklaratat u bënë gjatë aktititetit të çeljes së fushatës 16-ditore kundër dhunës ndaj grave, ku Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi, u bëri thirrje djemve e burrave që të bëhen pjesë e parandalimit të dhunës.Klosi: Burrat dhe djemtë e këtij vendi të jenë të gjithë sëbashku për ti dhënë stop dhunë karshi gruas, për ti dhënë stop një prej dhunave më të shëmtuara që mund të ekzistojnë.E pranishme në aktivitet ishte edhe Drejtoresha e UNDP në Shqipëri, Jasim Ouruc, e cila kërkoi bashkëpunin e të gjitha institucioneve për të mposhtur dhunën ndaj grave.Pjesë e aktiviteteve të fushatës ishte dhe nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe komuniteteve fetare.Klosi: Sëbashku ne do të nënshkruajmë një marrëveshje për këtë qëllim. Sot në ditën ndërkombëtare të luftës kundër dhunës ndaj grave edhe Shqipëria i bashkohet veprimtarive që po kryhen në mbarë botën për të ngritur zërin kundër diskriminimit dhe shkeljes së të drejtave të grave dhe vajzave.Njëzëri edhe përfaqësuesit e komuniteteve fetare shprehën angazhimin e tyre për të kontribuar në parandalimin e dhunës ndaj grave.
/Oranews.tv/