Putin: Rrëzimi i avionit, thikë pas shpine;Erdogan:Respektoni kufijtë
E ka quajtur thikë pas shpine rrëzimin e avionit luftarak rus nga forcat e armatosura turke presidenti Vladimir Putin, duke paralajmëruar se kjo ngjarje do të ketë pasoja të rënda mes moskes dhe ankarasë.Kreu i Kremlinit ka akuzuar Turqinë si bashkëpunëtore e terroristëve, teksa nënvizoi se avioni rus është sulmuar brenda hapësirës ajrore siriane, rreth një kilometër larg kufirit turk.Duke folur nga Soci para takimit me mbretin Abdullah të Jordanisë, Putin mohoi deklaratat e Ankarasë së avioni ishte paralajmëruar disa herë për shkelje të hapësirës ajrore turke para së të qëllohej."Humbja e sotme është një thikë pas shpinë nga bashkëpunëtorët e terrorisëve. Nuk mund ta klasifikoj ndryshe atë që ndodhi sot”, tha Putin i zemëruar, duke shtuar se sasi të mëdha karburanti të kapura nga Shteti Islamik kanë përfunduar në territorin turk dhe kjo sipas Putin është mbështetja më e madhe që mund ti bëhet Shtetit Islamik nga ana financiare.Kreu i Kremlinit tha se avioni rus po bënte punën e tij në luftën kundër Shtetit Islamik dhe se Turqia nuk po respekton marrëveshjen e nënshkruar me partnerët amerikanë për të shmangur incidentet ajrore.Menjëherë pas ngjarjes Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov anulloi vizitën e tij në Turqi të planifikuar për 25 nëntor.Ende nuk dihet çdo të ndodhë me vizitën e Presidentit turk Erdogan, i cili ka planifikuar bisedime me Putinin në dhjetor të këtij viti.“Të gjithë duhet të respektojnë integritetin e një vendi dhe kufijve të tij. Ne nuk mund të flasim për një vend armik për momentin”, është shprehur Erdogan.Ndërkohë një zëvendës/komandant i forcave rebele turkmene në Siri tha se dy pilotët rusë janë qëlluar nga forcat e tij pasi janë hedhur me parashutë nga avioni që u qëllua nga turqit.Megjithatë mediat turke shkruajnë se dy pilotët mund të jenë gjallë.Sipas tyre njëri prej pilotëve supozohet se është kapur nga forcat kundër Presidentit sirian Bashar al Asad, kurse tjetri rezulton i humbur.