Gjon Cali: Shteti shkatërroi provat dhe vuri drejtësinë në shërbim të deputetit

Në Shqipëri duhet të jesh kriminel për të fituar të drejtën.Me këtë akuzë të fortë ndaj shtetit shqiptar reagon familja Cali vetëm një ditë pasi Gjykata e Lartë ndryshoi masën e sigurisë nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie” për deputetin Armando Prenga.Gjon Cali, një nga anëtarët e familjes më të cilën Prenga ishte në konflikt për të drejtën e shfrytëzimit për peshkim të Lagunës së Patokut nuk flet me emra, por thotë se “pushteti” prishi provat pranë komisariatit të Kurbinit ku u konfliktuan anëtarë të dy familjëve Prenga dhe Cali dhe i vuri në favor të deputetit.Gjon Cali: "Vendimi i gjykatës kofirmoi dhe njëherë se në Shqipëri nuk ka drejtësi dhe këtu gjithçka është e varur nga pushteti.Ky vendim i dhënë na dha ne si familje një tjetër goditje të rëndë. U lirua autori i cili qëlloi me armë në dyer të Komisariatit të Policisë, duke na plagosur njerëzit tanë të cilët janë të pafajshëm, por që mbeten në burg. Me këtë vendim na u tha që në këtë vend duhet të jesh kriminel për të fituar të drejtën. Segmente të caktuara të shtetit na kanë goditur me 4 shtator të këtij viti, në vend që të na mbronin.Ky është një absurditet tepër i madh dhe tregon se në këtë shtet nuk funksionin asgjë vetem interesat e politikanëve. Pas kësaj ngjarje pushteti politik na goditi sërish padrejtësisht, duke lejuar që të prishen provat e ngjarjes dhe të pastrohen të gjitha gjurmët e ngjarjes. Pushteti vuri në funksion të deputetit Prenga drejtësinë, duke bërë gjithçka që mos të zbardhet e vërteta e kësaj ngjarje. Ne e kemi të vështirë për të fituar të drejtën pa barazi para ligjit dhe të vetëm kundër pushtetit".Deputeti, Armando Prenga, i dyshuar si një nga protagonistët kryesorë në përplasjen me armë me familjen Cali në Lagunën e Patokut më datë 4 shtator, prej dy muajsh qëndronte në qeli, ndërsa vetëm një ditë më parë, Gjykata e Lartë vendosi të ndryshojë masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.Laguna e Patokut vijon të shrytëzohet nga firma e vëllait të deputetit Armando Prenga.Ndonëse Gjykata Administrative vendosi ta shfuqizojë tenderin ata e kanë apeluar sërish këtë vendim në Gjykaten e Apelit me pretendimin se vendimi është dhënë padrejtësisht.Derisa Gjykata Administrative të shprehet përfundimisht për këtë çështje, familja Cali nuk ka të drejtë që ta shfrytëzojë lagunën për peshkim.