Rama: Kina me Europën Qendrore bashkëpunim të qëndrueshëm në të ardhmen
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kinë, në krye të një delegacioni ku po merr pjesë në punimet e Samitit Ekonomik dyditor, Kinë-Europa Qendrore dhe Lindore, i cili po zhvillohet në qytetin Suzhou të Kinës Lindore. Kreu i qeverisë shqiptare ka kërkuar rritje të dialogut politik mes vendeve të Europës dhe Kinës, por edhe forcimit të bashkëpunimit rajonal.Pikënisje e re, sfera të reja, vizion i ri, është tema e samitit 2 ditorë Kinë-Europa Qendrore dhe Lindore, që po mbahet në Suzhou dhe po merr pjesë edhe kryeministri Edi Rama.Kreu i Qeverisë shqiptare është ndalur tek nevoja për të rritur dialogun politik mes vendeve të Europës dhe Kinës.Rama: "Axhenda që po aprovojmë do të shërbejë si udhërrëfyes për bashkëpunim të qëndrueshëm në të ardhmen. Duhet të identifikohen perspektiva sinergjike dhe masa të reja ndërmjet 16 + 1 dhe bashkëpunimit midis Kinës dhe BE-së.Marrëdhëniet midis Kinës dhe Shqipërisë, në vitin e tyre të 66 janë shumë pozitive . Lidhja e qytetit Shantou, ku nis Rruga e Mëndafshit në Kinë, me qytetin e Durrësit, qyteti unë i dytë më i madh do të shtrojë rrugën për zhvillimin e portit të Durrësit".Rama vuri theksin edhe tek forcimi i bashkëpunimit rajonal.Rama: "Shqipëria po punon që t'i japë hov turizmit, i cili është një sektor prioritar kombëtar dhe një mjet për të promovuar rritje dhe zhvillim gjithëpërfshirës. Vendi ynë ka ofertë turistike të pasur dhe të shumëllojshme. Në vetvete, turizmi është ngushtësisht i lidhur me infrastrukturën, gjë që është e rëndësishme për zhvillimin e gjithë rajonit. Së bashku me qeverinë e Malit të Zi, si edhe me Bosnie-Hercegovinën dhe Kroacinë, presim me padurimin financimin e Autostradës Adriatike-Ioniane që e quajmë ndryshe "Korridori i Kaltër".Ky takim është katërti që zhvillohet mes kryetarëve të qeverive të 16 vendeve të Europës Qendrore dhe Lindore dhe Kryeministrit të Kinës, Li Keqiang ku shqyrtohen propozime të reja lidhur me bashkëpunimin në infrastrukturë, ekonomi, bujqësi, investime, shkëmbime tregtare etj.