Komuniteti Rom kërkon rritjen e të ardhurave në buxhet për shtresat në nevojë
Përfaqësues të Komunitetit Rom i kërkojnë qeverisë të rrisë të ardhurat në buxhet për këtë kategori. Përmes një peticioni ata bëjnë thirrje për më shumë fonde për strehim, ndërsa paralajmërojnë protesta nëse kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë.Tirane- Në kohën kur në Komisionet Parlamentare vazhdojnë diskutimet për buxhetin 2016 jashtë Kryesisë së Kuvendit përfaqësues të Komunitetit Rom dorëzuan një peticion ku i kërkohet qeverisë të rrisë buxhetin e parashikuar për shtresat në nevojë:Përfaqësuese e Komunitetit Rom:"Ne kërkojmë që buxheti që do të miratohet për vitin 2016 të marri parasysh familjet në nevojë përsa i përket programeve të strehimit social."Përfaqësues i Komunitetit Rom:"Të shpresojmë që do na mundësohet një takim nga ana e Komisionit ku të marri parasysh edhe problematikat që ka vetë projektbuxheti 2016-ës në vazhdim për shtresat në nevojë."Pasi dorëzuan Peticionin me 5600 firma të qytetarëve nga e gjithë Shqipëria ,përfaqësuesit e Komunitetit Rom paralajmëruan se në rast se kërkesat e tyre nuk merren në konsideratë, ata do të nisin protestat.Përfaqësuese e Komunitetit Rom: "Në qoftë se qeveria nuk ka asnjë reagim lidhur me këtë peticion ne do të bëjmë përshkallëzojmë protestat."Komuniteti Rom kërkon rritjen e buxhetit për strehimin, që mbetet edhe problemi i tyre kryesor. /Oranews.tv/