Obama: Turqia ka të drejtë të mbrojë territorin e vet. Me Hollande bashkë në luftën kundër ISIS
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca janë të bashkuara në luftën kundër Shtetit Islamik.Kështu kanë deklaruar dy Presidentët Barak Obama dhe François Hollande në konferencën e përbashkët për shtyp pas takimit të mbajtur 10 ditë pas sulmeve tragjike të Parisit.Qëllimi i vizitës së Hollande në Shtëpinë e Bardhë është përforcimi i mbështetjes ndërkombëtare për të rritur fushatën kundër Shtetit Islamik, mështetje e cila iu dha thuajse 100 përqind nga Obama.Megjithatë vëmendje në konferencë ka marrë edhe incideti mes Rusisë dhe Turqisë, ku një avion rus u qëllua nga Forcat e Armatosura turke.Presideti francez deklaroi se palët duhet të shmangin çdo përshkallëzim të situatës, pasi qëllimi i vetëm dhe ajo ku vendet duhet të përqendrohen është shkatërrimi i Shtetit Islamik.Kurse Presidenti Obama tha se incidenti tregon se operacionet ruse në Siri janë një problem i vazhdueshëm, duke shtuar se rusët operojnë shumë afër kufirit turk dhe nuk respektojnë hapësirat ajrore."Në qoftë se Rusia drejton energjitë e saj drejt Shtetit Islamik, gabimet kanë më pak gjasa të ndodhin”, tha Obama, duke shtuar se Turqia, si çdo vend tjetër , ka të drejtë të mbrojë territorin e vet dhe hapësirën ajrore të saj".Ai këshilloi Turqinë dhe Rusinë të bisedojnë dhe të marrin masa për të mos përshkallëzuar situatën.