Imamët në gjykatë: Tahiri të mos ketë frikë nëse s'u ka bërë keq myslimanëve
Seanca për 9 të akuzuarit për rekrutim të rreth 70 shqiptarëve për t’i dërguar në Siri, e para e zhvilluar që pas sulmeve në Paris, është zhvilluar nën masa më të rrepta sigurie se sa seancat e mëparshme.Në sallën e gjykatës së Krimeve të Rënda kanë qenë të pranishëm efektivë të policisë, agjentë të agjencisë anti-terror, si dhe të SHISH që kanë mbajtur shënim të gjitha deklaratat e të të pandehurëveTë pandehurit akuzuan Prokurorinë për hetim të njëanshëm. Referuar shtimit të masave të sigurisë në Shqipëri, i pandehuri Fadil Myslimani tha se ministri i brendshëm Saimir Tahiri nuk ka pse të frikësohet nëse nuk i ka bërë asgjë të keqe besimtarëve mylsimanë. Në të kundërt po.I pandehuri Fadil Myslimani e pranoi njohjen me shumicën e personave që aktualisht janë në Siri, si dhe me disa prej tyre që kanë humbur jetën në konflikt.Ndërkohë, ish-imami i xhamisë së re, Genci Balla ka kërkuar që të pandehurve t’u vihen në dispozicion përgjimet ambjentale dhe tabulatet telefonike të marrë në fazën e hetimeve paraprake. Ai pretendon se disa prej fjalëve të të pandehurve janë hequr dhe nuk janë përfshirë qëllimisht në transkriptimin e bisedave mes të pandehurve.Të pandehurit e tjerë nuk pranuan të dëshmojnë dhe t’u përgjigjen pyetjeve derisa të pajisen me përgjimet ambjentale dhe tabulatet telefonike.