Opozita: Buxheti për arsimin i vogël. LSI: Ka ulje të përfituesve të librave falas
Komisoni i Medias ishte vendi ku shpërthyen debatet mbi fondet për arsimin, në kuadër të diskutimit të projektbuxhetit të vitit të ardhshëm. Ministrja, Lindita Nikolla, u ndje e kënaqur por jo opozita dhe bashkë me të edhe partia e dytë në qeverisje LSI, e cila tha se është ulur numri i fëmijëve që trajtohen me tekste falas. Ndërkohë Open Data Albania sjell një shembull sesi një fond i caktuar për rimburisimin e librave ka shkuar në funksion të Ujësjellësit të Kukësit.Buxheti i 2016 ka përfshirë në një seancë të gjatë diskutimi, Komisionin e Medias, ku të ftuar për raportim kanë qenë 3 Minisitra.Buxheti për arsimin ishte ai që shkaktoi më shumë debat. Ministrja Nikolla u shpreh e kënaqur me fondet prej 51 miliard lekë për arsimin, por për opozitën buxheti ishte i pamjaftueshëm, veçanërisht për arsimin e lartë.Myqerem Tafaj: Kërkojmë që të na shpjegojë a është e mundur të rritet të paktën buxheti i arsimit të lartë me 30 milion të tjera?Lindita Nikolla: Po kaq ka qenë buxheti për arsimin e lartë edhe kur ju keni drejtuar Ministrinë e Arsimit. Nuk e di nëse keni pasur të njëjtën ndjeshmëri edhe për pagat e pedagogëve, se në 8 vite nuk i rritët asnjëherë.Por zërave kritik të buxhetit për arsimin iu shtua edhe LSI. Deputetja Kejdi Mehmeti ngriti shqetësimin për uljen e numrit të fëmijëve që përfitojnë tekste falas.Kejdi Mehmeti: Ju thoni për tekstet shkollore që përfitojnë 100 mijë nxënës, ndërkohë që janë përfshrë këtu edhe fëmijët e tretë të familjeve. Ndërkohë që vitin që shkoi ka qenë 120 mijë nxënës, ndërkohë që nuk ka qenë e parashikuar edhe kjo kategori tjetër. Pse është kjo ulje dhe si ëhstë bërë kjo përllogaritje?Lindita Nikolla: Kemi rritur numrin e përfituesve qoftë në tekstet falas, qoftë në transportin falas.Por në fakt, një investigim i Open Data Albania, tregon se së paku në një rast paratë që ishin parashikuar për të mundësuar tekste falas fëmijëve, i janë transferuar Ujësjellësit të Kukësit për paga.Arsimi, dominoi gjithashtu edhe raportimin e Ministrit të Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi, por fokusi ishte arsimi profesional, ku mbështetje u garantua dhe nga opozita.Myqerem Tafaj: Unë ju nxis zoti.Ministër të insistoni akoma për të rritur buxhetin dhe ne do t’iu mbështesim kërkesën tuaj për të rritur buxhetin në arsimin profesional.Blendi Klosi: Flasim shumë për arsimin profesional, por realisht ne e pranojmë se jemi jashtë standarteve të cilësisë së kohës.Në Komision ishte edhe Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, e cila tha se gjatë vitit të ardhshëm fondet për institucionin që ajo drejton do të rriten.