Fino kërkon fonde për emergjencat, Manjani fonde për burgjet

Një tjetër komision që ka trajtuar çështjet e buxhetit për disa institucione ishte dhe ai i ligjeve. Ministrat e Brendshëm dhe të pushtetit vendor Tahiri dhe Çuçi ishin të kënaqur me buxhetin por vërejtje pati kryesisht për fondin e emergjencave nga deputetë të shumicës së majtë. Ministria e Drejtësisë dhe KQZ parashtruan disa kërkesa për më shumë fonde me qëllim përmirësimin e infrastrukturës në burgje dhe zgjedhje.Tirane- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, prezantoi projektbuxhetin për vitin 2016 në Komsionin e Ligjeve, duke e cilësuar inkurajues për institucionin që ai drejton.Saimir Tahiri: “Është rritur kapaciteti ynë për të bërë investime në masën 60% krahasuar me planin e vitit 2015”Fondi për emergjencat civile është rritur me 25 përqind krahasuar me një vit më parë, por relatori i buxhetitit deputeti Bashkim Fino, kërkoi më shumë fonde për këtë zë.Bashkim Fino: “Këto fonde që ka sot Ministri i Brendshëm duhet t’i kishin automatikisht 61 kryetarët e bashkive të ndara dhe të ishin atje fond emergjence pa të drejtë t’i ngacmonin ato për asgjë tjetër dhe ishalla mos i përdorshin për vitin 2016. Fondet e mëdha pastaj të ishin një strukturë e posaçme pranë Ministrisë së Brendshme me helikopterë me zjarrëfikse dhe më i specializuar që ndërhynte me fonde më të mëdha.”Ministri i Brendshëm pranon se fatkeqësistë natyrore janë problem por thotë se në 25 vite e gjithë infrastruktura mbrojtëse është shkatërruar.Saimir Tahiri: “Askush nuk ndërton në botë në mes të shtratit të lumit dhe pastaj ne jemi të detyruar t’i përgjigjemi një krizë që më së shumti është humanitare pastaj është çështje emergjencash sepse do shpëtojmë në të gjtiha rastet jetën e qytetarëve.”Fonde shtesë para Komsionit të Ligjeve kërkoi dhe Ministria e Drejtësisë. Zëvendës Ministri Arben Isaraj, u përqëndrua kryesisht tek sistemi i burgjeve deri edhe tek veshja e gardianeve.Arben Isaraj: “Është për të qeshur por Policia e Burgjeve shpesh herë është furnizuar me pajisje , uniforma nga Policia e Shtetit dhe situata është aq e rëndë sa që është e vështirë dhe për tu identifikuar tashmë punonjësi i Policisë së Burgjeve me banorët e burgjeve.Në Komisionin e Ligjeve u diskutua dhe buxheti për Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve dhe Ministrin e Pushtetit Vendor. Kryetarja e KQZ-së, Lefteri Luzi kërkoi rreth 36 milionë lekë shtesë, për të përmirësuar strukturën e institucionit por dhe për mallra e shpenzime operative.I vetmi institucion i cili ishte i kënaqur me buxhetin, ishte Ministria e Pushtetit Vendor që për vitin 2016 i janë dyfishuar fondet./Oranews.tv/