Marshim i nxënësve ndaj dhunës në familje
Shtimi i rasteve të denoncuara të dhunës në familje ka nxitur nxënësit e rrethit të Lezhës, të ngrenë zërin kundër fenomenit.Me simbole kundër dhunës dhe me pankarda në duar nxënës dhe mësues kanë marshur në rrugët e Zadrimës.Lezhë-Rastet e shtuara të dhunes në familje në rrethin e Lezhës, kanë nxitur nxënësit e shkollave që të ndërmarrin fushata sensibilizuese për t’i thënë stop këtij fenomeni. Me simbole kundër dhunës dhe me pankarda në duar nxënësit e Shkollës "Gjovalin Gjadri" dhe mësuesit e kësaj shkolle kanë marshur në rrugët e Zadrimës.Hasan Muça: "Realisht përcollëm mesazhin, më shumë respekt ndaj grave , më shumë mirënjohje ndaj tyre sepse gruaja padyshim është ajo e cila përkund armërinë e një kombi."Psikologu Ndue Dragusha thotë se vitet e fundit ka shtim të rasteve të denoncuara të dhunës në të gjithë qarkun e Lezhës.Ndue DRAGUSHA: "Ndonjëherë është shtuar dhuna po në të vërtetë është sensibilizuar njeriu, është sensibilizuar femra më shumë dhe paraqet problemin e saj, është më e emancipuar në kuptimin pozitiv të fjalës për ta treguar dhunën sepse dikur dhuna ushtrohej dhe nuk tregohej."Thuajse çdo ditë referohet të paktën një rast i dhunës në familje në policinë e Lezhës./Oranews.tv/