Panairi ndërkombëtar "Klik Expo Group" sjell në Tiranë 280 kompani
"Klik Ekspo Group" Panairi Ndërkombëtar ka çelur dyert në 21 nëntor duke sjellë në Tiranë 280 kompani nga 25 shtete të botës. Panairi do të qëndrojë i hapur deri më 25 Nëntor dhe është një mundësi e mirë për të gjithë ata që duan të investojnë në Shqipëri.Tiranë- Mbrëmjen e 21 nëntorit ka çelur dyert Panairi Ndërkombëtar “Klik Expo Group”.Panairi ndërkombëtar sjell në Tiranë 280 firma nga 25 shtete të botës duke bërë që imazhi i Shqipërisë të ekspozohet në sytë e botës.Në ceremoninë e hapjes së Klik Expo Group të ftuar ishin personalitete të shquara në vend, të cilët për disa orë vizituan stendat e bizneseve të cilat kanë ekspozuar produktet e tyre.Ministrja Mirela Kumbaro u shpreh se kur i erdhi ftesa për një Panair ku do të kishte bashkëjetesë mes biznesit dhe kulturës, mbeti e habitur, pasi kurrë nuk do ta besonte se në një vend ku ekspozohen makineri do të kishte edhe ekspozita zhanresh të ndryshme arti.Ministrja Kumbaro theksoi se, Panairi i klikut është dëshmi që tregon se si ka evoluar Shqipëria, se si kultura nuk është një luks por një nevojë, nuk është privilegj për disa, por është dhe duhet të jetë pjesë e jetës së komunitetit.Se Biznesi nuk është i huaj për kulturën dhe se kultura e produktet e saj i shërbejnë atij. Se është koha më shumë se kurrë që të kuptojmë që arti nuk mund të jetë vetëm profesion i artistëve, por një instrument i fuqishëm edukimi për të gjithë popullsinë, sidomos për të rinjtë.Ndërsa Kryebashkiaku Veliaj vuri në dukje se Panairi Klik Expo Group po mbahet pikërisht në atë godinë që u ndërtua për t’iu kushtuar partiesë që nuk besonte tek biznesi tek prona e lirë tek investimi dhe ky sipas tij është suksesi më i madh i këtij panairi.Ai falenderoi organizatorët për çeljen e këtij Panairi që zbukuron akoma më shumë kryeqytetin, duke u dhuruar qytetarëve një mundësi më shumë për të vizituar së bashku risitë e biznesit dhe veprat e artit.Për të pranishmit Panairi Klik Expo group është një mundësi e mirë për vizitorët pasi u jepet mundësia të shohin sëbashku risitë e biznesit dhe veprat e artit.Presidenti i Klik Expo Group Luan Muhametaj u shpreh se aktiviteti ka sjellë në Tiranë shumë investitorë nga shtete të ndryshme të botës ndaj për Shqipërinë kjo është mjaft pozitive.Muhametaj me emër të Klik Expo Grup i dha Ministres Kumbaro dhe kryetarit Veliaj medaljen “Shqiponja e Artë” vlerësim ky i marrë nga shumë personalitete brenda dhe jashtë vendit.Për herë të parë në këtë panair vjen edhe kultura e cila nëpërmjet Ministrisë së kulturës dhe institucioneve në varesi të saj çdo ditë për publikun do të prezantojë aktivitete dhe performanca të ndryshme duke i ofruar kështu mundësi të shumta vizitorëveKlik Expo Grup u vizitua edhe nga Drejtori i Aidas i cili më pas zhvilloi takim me disa biznese kineze duke i prezantuar atyre resurset e Shqipërisë e më pas i ftoi të investojë në Shqipëri pasi ajo ofron lehtësira të shumta për ta.Kreu i Dhomës së Tregtise Kineze vlereësoi këto resurse të Shqipërisë dhe theksoi se investitoret kineze janë në djeni të tyre.Më pas kompanitë kineze të cilat kanë stendat e tyre në panair bënë një prezantim të produkteve që ato ofrojnë.Ne ditën e tij të dytë organizatoret e Panairit ndërkombetar organizuan një mbremje gala ku të ftuar ishin personalitete të shquara.Në mbrëmjen gala u zhvilluan disa aktivitete të cilat për orë me radhë përcollen emocione të jashtëzakonshme tek të pranishmit.Panairi Ndërkombefar Klik Expo Grup do të mbyllet në 25 nëntor. /Oranews.tv/