Emërtimet e rrugëve dublikate, mungon orientimi

Ndonëse prej tre vitesh Vlora ka sistem të ri adresash, ka rezultuar jofunksional. Qytetarët thonë se për të marrë një letër, duhet patjetër të paraqiten në postë, pasi nuk orientohen dot me emërtimet e reja të rrugëve, që në mjaft raste, ose janë të dublikuara, ose mungojnë tërësisht.Vlore- Në qytetin e Vlorës është problem orientimi, pasi në shumë akse të qytetit tabelat që emërtojnë rrugët janë të dublikuara, të ndryshuara apo mungojnë tërësisht.Edhe pse emërtimet e rrugëve të qytetit janë bërë vetëm tre vite më parë ende qytetarët i referohen orientimit sipas toponimeve te dikurshme, ndërkohë që ka segmente me të njëjtin emrë, ndonëse ndodhen në zona të ndryshme.Qytetare: “Për qytetarët e Vlorës është më e thjeshtë sepse përdorin toponimet e vjetra, por përsa i takon qytetarëve të tjerë që vijnë në Vlorë për pushime apo për ndonjë punë e kanë tejmase të vështirë pasi jo vetëm që ka tabela duale apo emërtime të rrugëve të përsëritura por në disa rrugë nuk ka emërtime fare sepse këto tabela nuk janë zëvendësuar me tabela të tjera.”Qytetare: “Problemi bëhet më shqetësues kur vjen puna për emigrantët apo qytetarët jashtë Vlorës të cilët nuk kanë një orientim të saktë se ku duhet të drejtohen apo për dergesat e tyre të cilat nuk dinë ku t’i nisin.”Kreu i filialit të Postës Shqiptare Kreshnik Ziaj, prezantoi shqetësimin qytetar në Këshillin Bashkiak, ku kërkoi dhe ngritjen e një komisioni të posacëm verifikimi.Kreshnik Ziaj: “Në qytetin e Vlorës kemi disa rrugë me të njëjtin emër.Nga verifikimet që kam bërë unë edhe në terren shoh që nuk ka tabela nëpër rrugë dhe punonjësit e postës si dhe qytetarët e Vlorës dëmtohen nga kjo pjesë për shumë arsye, për njoftime gjyqësore, për shpërndarësinë e OSSHE etj.”Në rastet e letrave postare, mënyra më e mirë është tërheqja pranë filialeve të postës pasi emrat e rrugëve janë larguar tërësisht nga emërtimet e mëparshme.Vlora edhe pse një qytet me një potencial të madh turistik ende nuk ka një sistem të saktë adresash. /Oranews.tv/