Probleme me energjinë pas stuhisë, dhe në disa shkolla

Moti i keq në fundjavën që lamë pas ka krijuar probleme në të gjithë qarkun e Kukësit. Shtylla energjie të dëmtuara, tjegulla në çatitë e shkollave, apo xhama të thyer, janë disa prej dëmeve, ndërkohë që ekspertë të OSHEE janë në terren për riparimin e defekteve.Kukës- Stuhia e fortë që shoqëroi Kukësin këtë të dielë ka sjellë probleme të mëdha në disa godina arsimore, shtyllat që përcjellin energjinë elektrike dhe rrugë nacionale.Ekspertë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike thotë se janë dëmtuar mbi 100 shtylla për të cilat është dashur të dalin në terren dhjetra elektricistë.Basri Mata: “Sidomos në komunën e Zapodit janë dëmtuar 100 copë druri në tension të ulët kurse me tension të mesëm 8 copë.”Ndërkohë, Bashkia e Kukësit ka bërë me dije se janë dëmtuar një numër i madh godinash arsimore.Bujar Mucmata: “3 shkolla të njësive administrative Zapod, në fshatrat Orçikël, Lojmë dhe Belaj janë dëmtuar pjesërisht në çatitë e tyre. Po kështu dhe në njësinë administrative të Malësiut janë dëmtuar shkollat e fshatrave Kryemadh, Pistë dhe Dukagjin.”Kujtim Ademi , kreu i DAR Kukës: "Më Problem paraqitet në shkollën e Pistës i është zhvendosur mbulesa e saj.Në shkollën e Borjes ka patur disa thyerje të xhamave, të tabelave të basketballit."Reshjet e fundit në verilindje të vendit të shoqëruara me erëra të forta e stuhi, sollën jo pak probleme në të gjitha njësitë administrative te Bashkisë Kukës. /Oranews.tv/