Pritet sërish shi, Mazniku: Na duhen disa muaj për të pastruar kolektorët

Tirana rrezikohet serish nga përmbytjet. Sinoptikanët kanë parashikuar reshje intensive mbremjen e së martës dhe gjatë ditës së  mërkurë dhe parashikohet qe disa  rrugë niveli i ujit të mbërrije deri në 80 milimetra.  Me kapacitetet aktuale puseta dhe kolektorë, sasi uji nuk mund të shkarkohet plotësisht duke sjelle per pasoje rrjedhjen e tij ne siperfaqe.Ndërkohë bashkia e kryeqytetit njofton masat e marra per minimizimin e përmbytjeve.Mazniku: Në një pjesë të mirë të qytetit, por edhe gjatë ditës së nesërme prap do të ketë probleme me ujin. Ne kemi nisur një aksion për të hapur kanalizimet që mund të hapnim në këtë periudhë, disa kanalizime sic janë kanalizimet pas nesh nuk është hapur prej shumë se 4 vjetesh për tu pastruar në tërësinë e tij.  Do bëjmë maksimumin për ti pastruar ato që mos kemi probleme gjatë reshjeve.Nënkryetari i bashkisë Arbjan Mazniku tha se përveç mospastirimit të pusetave, ndërtimet mbi kolektorë mbeten problem  me i rende.Mazniku: Të gjitha ndërtimet që janë mbi kolektorët e ujit do të shemben për ti hapur menjëherë rrugën ujit, një rast si ai që ishte në ditën e dielë.Ndërrmarrja nr 2 po angazhon të gjithë punonjësit për të bërë pastrim të kolektorëve, por bashkisë I duhet më shumë se 2 muaj kohë për ti rehabiltiar ato, cka do të thotë se sa herë të ketë reshje shiu intensive në Tiranë, kryeqyteti rrezikohet nga përmbytjet./Oranews.tv/