Ministrja Gjosha: Integrimi në BE kërkon kontributin e të gjithëve

Dy javë pas publikimit të progres raportit për Shqipërinë Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha zhvilloi një takim me shoqërinë civile. Ndërsa veçoi prioritetet që ende duhen përmirësuar, Gjosha tha se integrimi në BE kërkon kontributin e të gjithëve.Pak ditë pas publikimit të progres raportit për Shqipërinë Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha zhvilloi një takim me shoqërinë civile ku kërkoi bashkëpunim për çeljen negociatave.Gjosha theksoi se Reforma në Drejtësi është kryereforma që kërkon dakordësinë e gjithë palëve.Klajda Gjosha: “Kjo është dhe një pjesë tjetër ku unë do të kërkoja forcën tuaj bashkëpunimin tuaj realisht për ta zgjuar këtë çështje edhe të publiku. Institucionet tashmë e kanë mjaft të qartë që është një reform që duhet ndërmarrë në mënyrë që vendi të hapë negociatat”KE publikoi progres raportin prej 80 faqesh për Shqipërinë në datën 10 nëntor por nuk rekomandoi çeljen e negociatave, duke kërkuar më shumë punë për pavarësinë e gjyqësorit, luftën ndaj korrupsionit e krimit të organizuar. /Oranews.tv/