Durrës, mbytet një varkë peshkimi, nuk ka viktima
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2015, 18:55
Një varkë peshkimi është mbytur në Durrës. Varka ishte ankoruar në port, por era e fortë dhe dallgët e mëdha kanë bërë që të përplasen me njëra-tjetrën dhe si pasojë një prej tyre është mbytur.Nuk ka viktima apo persona të lënduar, ndërsa forcat e policisë dhe kapiteneria shkuna në vendin e ngjarjes.Edhe sot paradite në portin e Durrësit si pasojë e motit të keq kanë bërë të pamundur ankorimin e tragetit Durrës-Bari.